ShowBiz
19 November 2026
"Të paktën unë dalë me femra", Akili me akuza për Sharrin gjatë debatit të ashpër në BBVK

Një tjetër përplasje verbale ka ndodhur mes Akilit dhe Sharrit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku dy banorët kanë shkëmbyer deklarata thumbuese, duke shkaktuar edhe reagime nga të tjerët.

Gjatë një diskutimi, Akili ka vendosur ta provokojë Sharrin, duke iu referuar jetës së tyre sentimentale dhe daljeve me femra.

“Dallimi mes meje e teje është se unë dal me femra të paktën”, i tha Akili.

Por Sharri nuk e la pa përgjigje këtë deklaratë, duke e pyetur se me kë dilte ai. “Me çka dal unë?”, pyeti Sharri, ndërsa Akili ia ktheu: “Ma thuaj ti”.

Në vazhdim, Sharri iu përgjigj me një deklaratë që u interpretua si kunj ndaj banorit tjetër. “Me femra. Unë s’i paguaj me dalë”, deklaroi ai.

Kjo përgjigje nxiti reagime edhe nga banorët e tjerë, përfshirë Anjezën, Zojën dhe Fatlumin, të cilët ishin të pranishëm gjatë përplasjes.

Debatet dhe thumbimet mes Akilit dhe Sharrit po vazhdojnë të jenë pjesë e dinamikave të shtëpisë së BBVK 5, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të sjellë përballje të tjera mes tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohet arsyeja e problemeve mes Brikenës dhe Mateos17 November 2026
“Kam punuar në bunkerin e Hitlerit përpara se të arratisesha", historia e jashtëzakonshme e 101-vjeçarit 9 November 2026
Zgjedhjet lokale, partitë politike vazhdojnë aktivitetet në teren 9 October 2025