ShowBiz
20 November 2026
Edita: Kur jam ndarë nga burri, 3 muaj nuk kam dalë nga dhoma

Banorja e BBVK-së, Edita, ka deklaruar se e ka përjetuar rëndë ndarjen nga bashkëshorti i saj teksa i rrëfente Shqiponjës përjetimet e saj.

Ajo hapi zemrën derisa deklaroi se pasi u nda ishte mbyllur në dhomë për një kohë të gjatë derisa përmendi se djali i saj ishte ai që i dha forcë për të vazhduar tutje.

“Kur jam ndarë s’kam dalë tre muaj prej dhomës, hiq, mezi jam hy me u la, as me u la s’kam dashtë. Në dhomë ma kanë pru bukën , derisa e kam pa vetën që nëse unë vazhdoj qeshtu, Akini ka me më mbet kerkun hiq. Për Akinin jam çu, m’ka ndihmu edhe mua Akini, ma ka shpëtu jetën, ai mua unë atij. Nëse nuk ish kanë Akini unë sigurt s’kisha jetu hiq”, ka thënë Edita.

 

Edita gjithashtu i tregoi Shqiponjës se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë qenë 13 vjet bashkë.

Banorja e cila iu bashkua së fundmi shtëpisë së BBVK-së i rrëfeu në një bisedë të mëparshme edhe sfidat dhe vështirësitë në rritjen e fëmijës së saj autik. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Përse Dua Lipa, Bebe Rexha dhe disa të famshëm të tjerë nuk morën pjesë në Met Gala 2021?15 September 2021
Mbahet ekspozita personale “PROFILE”e piktorit Eduart Karaj20 October 2020
Çfarë mund të përmbushë Mali i Zi nga kërkesat e Kroacisë?16 October 2026