ShowBiz
20 November 2026
Pas vdekjes së motrës, Sevdai Radogoshi-Qumili reagon me një mesazh prekës

Aktori i njohur i humorit, Sevdai Radogoshi, i njohur për publikun si Qumili, më 18 nëntor humbi motrën e tij, Floranta Radogoshin.

Pas humbjes së rëndë familjare, aktori ka reaguar së fundmi përmes një postimi në Instagram Story, ku ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shprehur ngushëllime.

“Ju falenderoj të gjithve për ngushllimet, rrespekt”, ka shkruar ai.

Përmes këtij mesazhi të shkurtër, Qumili ka shprehur mirënjohjen për miqtë, kolegët dhe ndjekësit që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira për të dhe familjen e tij. /Prive By LS



Të ndryshme
Më shumë
“Air Albania” drejt transformimit, FSHF nis investimet për Euro U-21 2027”21 April 2026
E rëndë në Bruksel: Ekzekutohet 41-vjeçari shqiptar pranë Parlamentit Europian12 November 2026
Stesi paralajmëron për një tërheqje nga muzika 9 September 2026