Nga Vendi
27 August 2020
Maqedoni: Shtatë viktima dhe 89 raste të reja me Covid-19, shërohen 215 pacientë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 7 pacientë të vdekur dhe 89 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1529 mostrave.

Në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-1, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-4, Kavadar-3, Gostivar-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë -1, Koçani-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-3, Valandovë-1, Delçevë-2, Kërçovë-2.

Jetë kanë ndërruar tre pacientë nga Shkupi (72, 84 dhe 65 vjeçar), një pacient nga Prilepi (65), një  nga Tetova (62), një nga Gostivari (74) dhe një pacient nga Kërçova (58). Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 215 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 585.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 14,004persona.

Prej tyre, 10,722 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.697.



Të ndryshme
Më shumë
Trump paralajmëron për përfundimin e objektivave ushtarake në Iran 2 April 2026
Mbyllen klubet e natës në Shqipëri, ndalohet muzika pas orës 20:0020 July 2020
Dënohet me disa vjet burgim vrasësi i nëntë maceve30 July 2021