Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, shpesh bëhet viral me deklaratat e tij direkte gjatë spektaklit.
Një moment i tillë ndodhi edhe mbrëmë, kur gjatë komunikimit me Fuegon, moderatori e quajti atë “Fero”.
Kujtojmë se Fuego dhe Fero janë dy reperë që nuk gëzojnë raporte të mira me njëri-tjetrin, shkruan Kosovarja.
Mbetet të shihet nëse ishte një lapsus i paqëllimshëm apo një provokim i drejtpërdrejtë nga moderatori. Në rrjetet sociale, ky moment po cilësohet si gafa e radhës e Dinit.