Nga Vendi
22 November 2026
Rama sqarohet për deklaratën në median bullgare: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për deklaratën e tij të dhënë ditë më parë, se bullgarët duhet të bëhen pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Ai pyetjen e quajti provokim që ngacmon çështje të cilat nuk ekzistojnë.

"E habitshme është se pavarësisht se jetojmë të ndarë me kufi, jemi të ngjajshëm në ngacmimet dhe pyetjet. Po ngacmoni çështje që nuk ekzistojnë. Kam dhënë një deklaratë për median bullgare dhe kam thënë se Maqedonia ka të drejtë të kërkojë garanca për këtë çështje sepse është shtet që ndryshoi edhe emrin për tu anëtarësuar në BE. Po, bullgarët duhet të jenë pjesë e kushtetutës, mirëpo as unë e as Shqipëria nuk mund ta mësojmë Maqedoninë se si të veprojë. Shqipëria nuk do të bëhet asesi vonesë e as pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE", tha Rama. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mesazhi në shishe që ‘udhëtoi’ përtej Atlantikut për të bashkuar dy adoleshentë23 June 2021
Zgjedhjet lokale në Kosovë, sinjal për ndryshime të mëdha në skenën qendrore politike13 October 2025
MPB: 285 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse28 July 2020