Mësuesit do të marrin një rritje page prej të paktën 7.5 përqind në mars, ndërsa fondet për këtë qëllim janë siguruar tashmë në buxhet, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
"Atë që premtuam, po e realizojmë", tha ministrja para fillimit të një konference kushtuar arsimit të të rriturve dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës në Shkup.
Lidhur me uljen e granteve bllok për shkollat fillore dhe të mesme, Janevska tregoi se po futet një formulë e re për një shpërndarje më të drejtë të fondeve dhe optimizim të rrjetit shkollor.
Ajo informoi se deri më tani janë bashkuar 433 klasa, ndërsa mësuesit që për këtë arsye do të mbeten me një numër më të vogël klasash do të angazhohen në kujdesin ditor dhe aktivitete shtesë shkollore.
Ministrja theksoi se nuk mund të ketë punësime të reja të mësuesve gjatë kësaj periudhe, sepse, siç tha ajo, sistemi arsimor është përdorur si masë sociale për vite me radhë.
Sipas saj, reformat duhet të përfundojnë në katër deri në pesë vitet e ardhshme, pa kompromentuar cilësinë e mësimdhënies.