ShowBiz
24 November 2026
Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal shfaqen së bashku pas thashethemeve për divorc

Çifti i njohur turk, aktori Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, janë fotografuar së bashku në Stamboll, pas zërave që qarkulluan së fundmi për një ndarje të mundshme mes tyre.

Sipas mediave turke, dyshja po kthehej nga pushimet familjare në Antalia, ku kishin kaluar disa ditë së bashku me dy vajzat e tyre.

Të dielën në mbrëmje, ata u fotografuan në aeroportin e Stambollit, duke u kthyer në shtëpi.

 

Foto: Instagram

Paraqitja e tyre e përbashkët erdhi pas spekulimeve që nisën në fillim të nëntorit se martesa e tyre mund të kishte marrë fund.

Thashethemet u përhapën pasi Sinem u shfaq e vetme në një festë me rastin e 10-vjetorit të Netflix në Turqi.

Në atë kohë, aktorja u pyet nga gazetarët për mungesën e bashkëshortit dhe sqaroi se Kenan nuk e shoqëronte pasi ishte i angazhuar në xhirimet e një reklame.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjëherë ndarjen, teksa mediat turke theksojnë se deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për divorc.

Kenan dhe Sinem u martuan në maj të vitit 2016, në ishullin Cunda, dhe së bashku kanë dy vajza, të cilat përpiqen t'i mbajnë larg vëmendjes së publikut.

Aktori njihet veçanërisht për rolet në serialet e njohura “Ezel” dhe “Karadayi”, aktualisht luan në serialin “A.B.İ.”, që transmetohet në televizionin turk ATV. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 386 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska23 February 2021
Zgjedhjet në Serbi, raportohet se është sulmuar fizikisht nëna e Vuçiqit25 October 2026
Moti sot në Maqedoninë e Veriut20 August 2021