Nga Bota
24 November 2026
Izraeli përfshin historinë e shqiptarëve në programet shkollore

Ish- Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka vlerësuar lidhjet historike mes shqiptarëve dhe hebrenjve, duke theksuar se kjo histori përbën një pjesë të rëndësishme të marrëdhënieve mes dy popujve dhe nuk duhet të harrohet.

Ajo ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, është hartuar një kapitull i veçantë që trajton historinë e hebrenjve dhe shqiptarëve.

Sipas Zivit, historia e shqiptarëve tashmë mësohet edhe në shkollat e Izraelit.

“Krijuam së bashku me Ministrinë e Arsimit një kapitull të veçantë për atë që ta kemi historinë e hebrenjve dhe atë të shqiptarëve dhe në shkollat e Izraelit mësohet historia e shqiptarëve”, ka deklaruar ish ambasadorja.

Ajo i bëri këto komente në një intervistë në Kanal 10, ku foli për historinë e përbashkët dhe raportet mes dy vendeve.



Të ndryshme
Më shumë
Organizoi festë pa leje pune, mbyllet për 30 ditë lokali në Shkup 2 September 2020
“Protesta është misioni i çlirimit të këtij kombi”, Berisha: Rama ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve19 October 2026
Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës 1 November 2026