Nga Vendi
28 August 2020
Nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut me qeveri të re

Deri në fund të javës pritet Maqedonia e Veriut të ketë Qeveri të re politike. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për nesër, e shtunë – 29 gusht, e caktoi mbledhjen e 10-të në të cilën duhet të zgjidhet Qeveria e mandatarit Zoran Zaev. Qeveria e njëmbëdhjetë e Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhet më së voni deri të dielën në mesnatë.

Xhaferi e caktoi mbledhjen pasi që mandatari Zoran Zaev në Kuvend, të mërkurën, e parashtroi Programin dhe propozim-përbërjen e Qeverisë së re.

Disa nga prioritetet e Qeverisë së re, siç kumtoi mandatari janë, transformimi i ekonomisë për rritje të përshpejtuar dhe standard më të lartë, investimi në shëndetësinë publike, ulje e shkallës së varfërisë nën 16 për qind me theks të posaçëm në varfërinë e fëmijëve, vendosje e policisë komunale nën ingerenca të pushtetit lokal e cila do të ketë autorizime ligjore të sigurojë rend në komunat dhe qytetin e Shkupit. Në propozim-programin e Qeverisë së re është paraparë edhe ulja e privilegjeve të funksionarëve publikë me qëllim që të parandalohet keqpërdorimi i funksionit për qëllime personale, ulja e shpenzimeve buxhetore dhe rritja e efikasitetit në kryerjen e ushtrimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Sonte stabilizim i motit, gjatë fundjavës mot më i freskët12 August 2020
Lëvizja BESA me Kastriot Rexhepin në garë për Çairin28 August 2021
Mësimdhënësit në Maqedoni do të kenë prioritet për vaksinim, që në shtator të hapen shkollat24 June 2021