Nga Vendi
25 November 2026
BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

BDI ka reaguar ndaj kumtesës së VLEN-it, të cilët reaguan për letrën e hapur të Ali Ahmetit drejtuar ministrit Jeton Shasivari.

Nga BDI thonë se kumtesa e VLEN-it nuk përmban asnjë përgjigje të vetme ndaj argumenteve juridike dhe fakteve të paraqitura në letrën e kryetarit Ali Ahmeti.

"Asnjë kundërshtim konkret, asnjë dispozitë ligjore dhe asnjë argument që do të rrëzonte qëndrimet e tij. Përkundrazi, kemi të bëjmë me një reagim politik pa përmbajtje juridike, që duket se është përgatitur në qendrën e OBRM-PDUKM-së".

"Përfaqësuesit e VLEN-it, para se të vinin në pushtet, deklaronin me të madhe se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, madje pretendonin se pikërisht ata e kishin bërë të tillë. Sot, për shkak të pafuqisë së tyre politike dhe mungesës së vullnetit për ta zbatuar ligjin, kanë përfunduar duke mbajtur qëndrime që përputhen me narrativat e kundërshtarëve më të mëdhenj të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve", thonë nga BDI.

Sipas tyre, edhe më domethënës është fakti se VLEN nuk thotë asnjë fjalë për konstatimet e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, të cilat përputhen me argumentet e Ali Ahmetit.

"Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe konsistent, ai duhet të zbatohet në të gjitha fushat që i mbulon, përfshirë edhe provimet profesionale shtetërore. Prandaj, deklaratat e Ali Ahmetit përputhen me përmbajtjen e ligjit dhe gjendjen juridike ekzistuese, ndërsa qëndrimet e VLEN-it janë kontradiktore: dje shqipja ishte zyrtare, sot, kur duhet të dëshmojnë përgjegjësi dhe ta zbatojnë ligjin, përpiqen ta relativizojnë statusin e saj", thonë nga BDI.



Të ndryshme
Më shumë
Pas thirrjeve për dorëheqje, Gërvalla dhe Sveçla nuk e shohin largimin si zgjidhje30 October 2026
Huawei vjen me ndryshime/ Planifikon të instalojë sistemin e tij operativ në smartphone14 September 2020
“Nuk doja më të jetoja” - influencerja Doresa rrëfen katër vitet e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare 4 November 2026