Nga Bota
25 November 2026
Pamje të pazakonta në Senatin australian, senatorja merr vajzën e porsalindur në seancë

Senatorja australiane Fatima Payman ka tërhequr vëmendjen pasi është shfaqur në sallën e Senatit me vajzën e saj të porsalindur.

Ajo u bë senatorja e parë që përfaqëson Australinë Perëndimore dhe që ka lindur fëmijë gjatë mandatit të saj parlamentar në vitin 2026.

Pamjet e saj me foshnjën në krahë gjatë punimeve parlamentare kanë bërë jehonë të gjerë.

Prania e foshnjës në Senat është parë si një moment i veçantë, që nxjerr në pah sfidat e kombinimit të jetës familjare me angazhimet politike.

Payman ka sjellë kështu një pamje të pazakontë në institucionin më të lartë ligjvënës të Australisë. 



Të ndryshme
Më shumë
Sekreti për rrugë të pastra: Si funksionon modeli japonez pa kosha plehrash?10 June 2025
Lela Seferi publikon mesazhin që kishte marrë nga Jona Krasniqi, reagon për historinë e bujshme me Doresën10 November 2026
BDI prezanton pjesë nga marrëveshja për qeverinë e ardhshme 3 July 2020