Nga Rajoni
26 November 2026
Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht

Avokati Besnik Berisha i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal10 teksa fliste për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, dha detaje lidhur me momentin e ekzekutimit dhe personat që, sipas tij, ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Berisha ka deklaruar se Arlinda Zekaj është ekzekutuar në prani të vjehrrës së saj, dy djemve të kunatit dhe djalit të saj.

Sipas avokatit, tragjedia ka ndodhur para syve të familjarëve, ndërsa ai ka ngritur pikëpyetje për mosveprimin e personave që ndodheshin aty.

Berisha ka folur edhe për vjehrrën e viktimës, e cila është arrestuar dy ditë më parë, duke thënë se ajo nuk kishte tentuar t’i ofronte ndihmë Arlindës në momentin e ekzekutimit.

“Dikujt mund t’i ketë dhimbur një grua e moshuar në stacion, me duar të lidhura, por le ta dinë se ajo grua, me ftohtësinë e saj maksimale, ka thënë se nuk e ka vrarë. Ajo nuk e mori mundimin t’i afrohej nënës së nipit të saj, e la të shtrirë prapa derës, ku u ekzekutua barbarisht”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka shtuar se, sipas tij, vjehrra nuk kishte tentuar të ofronte as ndihmën më të vogël, madje as në momentin kur ndodhi tragjedia.

Avokati ka theksuar se arrestimi i saj, sipas deklarimeve të tij, nuk lidhet vetëm me ditën dhe momentin tragjik, por edhe me veprime që dyshohet se i kanë paraprirë ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Reshjet e shiut bllokojnë Liqenin e Komanit nga mbeturinat18 October 2020
Reagoi për protestat, ndjekësit shpërthejnë ndaj Arbana Osmanit: “Më mirë mos të kishe folur fare"18 October 2026
Tentoi të vjedh në xhami, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi 2 August 2021