Nga Rajoni
26 November 2026
Avokati zbulon detaje tronditëse për vrasjen e Arlinda Zekajt: U vra 20 sekonda pasi u nda nga policia

Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10.

Berisha ka deklaruar se Arlinda Zekaj është ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia.

“Arlinda ishte ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia. As një minutë nuk kishte kaluar, sapo kishte hyrë në derën e shtëpisë, kur u ekzekutua në mënyrën më tinëzare dhe më të tmerrshme, me sopatë, para syve të nënës së saj, e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarjeje tragjike.”

Sipas Berishës, vrasja dyshohet se ishte porositur nga ish-bashkëshorti i viktimës, i cili në atë kohë ndodhej në burg.



Të ndryshme
Më shumë
Trump fajëson sërish Ukrainën për rritjen rekord të çmimit të naftës në SHBA 1 October 2026
Rama tregon pse nuk erdhi në Kosovë siç kishte premtuar vitin e kaluar10 January 2024
Armina Mevlani shkëlqen me të bardha22 August 2020