Nga Vendi
28 August 2020
Filipçe: Çerdhet mund të hapen në shtator

Nuk përjashtohet mundësia që çerdhet të fillojnë me punë në muajin shtator. Këtë e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke shtuar se protokollet se si të organizohet puna e çerdheve tashmë janë diskutuar disa herë ndërsa janë marrë në konsideratë edhe modelet nga vendet e tjera. Filipçe, tha se në mbledhjen e fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive është diskutuar edhe fakti se si të veprohet në rast se ndonjë prej fëmijëve shfaq rritje të temperaturës së trupit.

Kemi diskutuar dhe i kemi sqaruar të gjitha dilemat në lidhje me të gjitha aspektet për fillimin e punës së çerdheve, kështu që duhet që në seancë në Qeveri të merret vendim i përshtatshëm , me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për datën e saktë të nisjes me punë të çerdheve. Me të vërtetë është e vështirë për mua të them tani, por unë mendoj se çerdhet e fëmijëve mund të fillojnë që në shtator”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë, për fillimin e vitit të ri shkollor, Filipçe tha se modeli i kombinuar është zgjidhja më e mirë. Sipas tij ky koncept do të shmangte skenarin e padëshiruar të fëmijëve të sëmurë me Covid19.

Ne jemi të vetëdijshëm se mësimi në internet është vetëm një mundësi tani, por, duke pasur parasysh që shëndeti i fëmijëve ka përparësi, ne e bëjmë gradualisht hyrjen e nxënësve në klasë. Në këtë rast, për shkak të hapësirës tani të lirë në shkolla, ku do të mësojnë vetëm fëmijët nga klasa e parë deri në të tretë, me pëlqimin e prindërve, më tej, sipas situatës epidemiologjike do të përfshihen edhe ato të klasës së gashtë dhe vitit të parë shkollë të mesme”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Pavarësisht paralajmërimeve pozitive nga ministri i Shëndetësisë Filipçe, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka paralajmëruar protestë për të hënën. Nxënësit kërkojnë që mësimi në shkolla të mesme të realizohet me prani fizike dhe formë të kombinuar.



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiqi kujton takimin e parë me Ramën: Ishim si armiqë, tani s’brengosemi për ato gjëra29 July 2021
Vulin: Serbia do t’i marrë armët më të fundit nga Rusia, çdo rusofobi është serbofobi11 October 2021
Hoxha: Nuk jemi kundër që Alternativa të jetë në qeveri, edhe nëse e mbështesin Teuta Arifin në Tetovë21 October 2021