Nga Vendi
27 November 2026
Urimi dhe paralajmërimi i Toshkovskit: Policia e gatshme për ruajtjen e rendit më 28 Nëntor

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, uroi shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, duke paralajmëruar se policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike gjatë festimeve në rrugët e disa qyteteve në Maqedoni.

“Dua të jem i pari që uroj bashkëqytetarët tanë për Ditën e Flamurit Shqiptar. Qoftë për të mirë dhe begati. Ju uroj një ditë të mrekullueshme dhe të gëzueshme, të cilën mund ta kaloni me familjen dhe të dashurit tuaj”, tha Toshkovski.

Duke komentuar mbi informacionet dhe postimet në rrjetet sociale rreth incidenteve të mundshme gjatë festimeve, Ministri theksoi se policia është e gatshme t'u përgjigjet të gjitha sfidave.

“Nuk do të lejojmë që trafiku të ndërpritet dhe siguria e përdoruesve të rrugës të rrezikohet”, theksoi Toshkovski, duke kujtuar incidentet që ndodhën gjatë festimeve të mëparshme në vitet e fundit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të sigurohen që festimet më 28 nëntor të mbahen në një atmosferë paqësore dhe festive, duke respektuar rregullat dhe protokollet e përcaktuara./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
"Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë", përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj 7 November 2026
“Specialja la të paqartë nëse Thaçit iu llogarit koha e kaluar në paraburgim”18 November 2026
NE NUK HARROJMË! Ali Ahmeti: Kujtesa është detyrim ndaj të rënëve dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë27 September 2026