ShowBiz
27 November 2026
A do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania 6? Monika Kryemadhi i jep fund dilemës

Monika Kryemadhi do të jetë edhe këtë edicion në karrigen e opinionistes së spektaklit Big Brother VIP Albania.

Lajmin e konfirmoi së fundmi vetë Kryemadhi në emisionin “Shqipëria Live”, raporton Top Channel.

“Unë them që dëshirë kam të jem, sepse kam kaluar shumë mirë… Sot më thirrën për të firmosur kontratën dhe je e para që po e bëj këtë njoftim. Jam shumë e kënaqur, pavarësisht se kërkon impenjim, por është një staf shumë i mirë dhe është gjithashtu një lloj privilegji për mua. E kam shijuar si eksperiencë dhe mendoj se ndaj edhe njerëzit më kanë pasur qejf. Të mos harrojmë që edhe ambienti me të cilin punon të jep komoditet”, ka deklaruar Kryemadhi.

Ndryshe, fansat po presin me padurim nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Albania 6, derisa kurioziteti i ndjekësve për banorët që do të hyjnë po rritet çdo ditë e më shumë.

Ndonëse ende nuk është bërë e ditur data zyrtare e nisjes së edicionit të gjashtë, produksioni e ka konfirmuar se spektakli nis muajin që vjen.



Të ndryshme
Më shumë
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan15 November 2026
Tetovë, kapen emigrantë nga territoret palestineze27 August 2020
Moderatorja italiane ‘mbyt’ me puthje pasionante aktorin e njohur turk 8 July 2021