Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj sulmit fizik të dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup, të cilët natën e 28 Nëntorit u rrahën brutalisht nga një grup personash që vetë u identifikuan si komitë.
Nga BDI thonë se fakti se sulmuesit fillimisht i pyetën punonjësit nëse janë shqiptarë dhe më pas i sulmuan, ndërkohë që ata mbanin uniformat e punës, ngre dyshime serioze për motivim etnik.
"Kjo është e papranueshme në një shtet multietnik, ku siguria dhe barazia duhet të vlejnë për të gjithë qytetarët, pa dallim.BDI kërkon nga zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski, përgjegjësi institucionale, hetim të plotë, identifikimin e të gjithë sulmuesve dhe ndëshkimin e tyre.Kërkojmë: Identifikimin e plotë të të gjithë pjesëtarëve të grupit që morrën pjesë në sulm;* Hetim të plotë dhe profesional për motivet e sulmit, përfshirë dyshimet për motivim etnik; Ngritjen e procedurave përkatëse dhe ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve; Sqarim publik se çfarë masash ka ndërmarrë dhe po ndërmerr MPB-ja për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Shqiptarët nuk duhet të kenë frikë të punojnë, të jetojnë dhe të lëvizin të sigurt në kryeqytetin e vendit të tyre!", thuhet në reagimin e BDI-së.