Nga Vendi
29 August 2020
Qendra e kultures "ringjall" arkitekturen e vjeter

Sot, në Qendrën për kulturë në Tetovë u realizua ekspozita me fotografi të përzgjedhura nga arkitektura e objekteve të vjetra nga disa qytete të vendit. Në këtë ekspozitë morën pjesë fotograf nga disa qytete të vendit, si Shpëtim Selmani, Jasmina Kërstovska, Liridon Asani, Kërste Xhidrov, Merita Elmazi dhe studentë të arkitekturës nga Universiteti i Tetovës.

Në hapje drejtori tha:

 

ARKITEKTURA E OBJEKTEVE TË VJETRA

Arkitektura e ndërtimeve është konsideruar si një nga reflektimet më të thella e të rëndësishme të kulturës. Njëkohësisht ashtu si në çdo vend tjetër dhe në vendbanimet e këtij rajoni, arkitektura e aplikuar ka qenë e kushtëzuar jo vetëm nga kushtet e vendndodhjes së vendit apo kushteve klimatike por edhe asaj të kulturës dhe traditës, disponimi i materialeve, influencat e jashtme dhe të brendshme, si pushtimet dhe kulturat e sjella nga perandoria Otomane, apo influencat e importuara nga periudha italiane dhe gjermane, statusi i banoreve të vendit etj.
Në arkitekturën e ndërtimeve qytetare, banesat rezidenciale apo të strehimit zënë një rol të rëndësishëm në spektrin arkitektonik në të gjitha trevat e Ballkanit. Banesat dallohen për tipologjitë e tyre të larmishme e të pasura si ato qytetare dhe ato fshatare. Zhvillimi më i fuqishëm ishte gjatë shek. 18-19. Meqë nëse është e vështirë të ilustrohen të gjitha llojet të ndërtesave popullore, një klasifikim i përgjithshëm do i klasifikonte ndërtesat si banesa me vatër zjarri, banesa me hajat, banesa me çardak etj., ku objektet janë ndërtuar me gurë, tulla, dru etj. /almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Aksident trafiku në “Aradhat Partizane”, rrokulliset vetura 8 September 2020
Shënohet 20-vjetori i UEJL19 November 2021
Kosova kryen tamponët në Shqipëri përpara sfidës me Moldavinë 2 September 2020