Nga Bota
29 August 2020
Suedi/ Protesta të dhunshme pas djegies së Kuranit

Suedia është përfshirë nga protesta të dhunshme pas djegies së Kuranit nga mbështetësit e ekstremit të djathtë në këtë shtet.

Protestuesit janë përplasur me policinë për disa orë, ndërsa disa makina u dogjën dhe vitrinat e dyqaneve u dëmtuan gjatë përleshjeve në qytetin jugor të Malmö.

Më herët të premten, policia ndaloi politikanin danez të ekstremit të djathtë Rasmus Paludan, i cili mori pjesë në tubimin e djegies së Kuranit.

Policia suedeze e ktheu Paludan përsëri në kufi, duke thënë se kishte një ndalim dy-vjeçar të hyrjes për të.

Kreu i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs (Linja e fortë) iu dha një muaj burg për një varg veprash, përfshirë racizmin në Danimarkë në fillim të këtij viti.

Ai u dënua për postimin e videove anti-islamike në kanalet e mediave sociale të partisë së tij.



Të ndryshme
Më shumë
Protesta për tragjedinë në Tetovë, kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi17 September 2021
Selin dhe Gimbo diskutojnë ndjenjat në Big Brother VIP 5, moment reflektimi dhe sinqeriteti27 February 2026
Grubi nga Struga: Ramiz Merko ja ka FIKUR dritat politikisht atij që nuk pati guxim t’i del përball12 October 2021