Nga Vendi
31 August 2020
Filloi paraqitja për regjistrim të studentëve në Universitetin e Shkupit

Në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup sot dhe nesër do të bëhet paraqitja për regjistrim në vitin e parë të vitit studimor 2020/2021. Sipas ?onkursit për ciklin e parë të studimeve në 23 fakultete janë të lira gjithsej 10 798 vende për studentët e ardhshëm.

Prej tyre, 5300 vende janë për studime në kuotën e rregullt, d.m.th., ata të cilët financohen nga buxheti i shtetit, 4438 janë për bashkëfinancim të studimeve dhe 1060 vende të lira për studentë të çrregullt.

Kompensimi për studime për studentë të rregullt mbetet si edhe gjatë viteve të kaluara, 200 euro në kundërvlerë të denarit, ndërsa për studentët me bashkëfinancim dhe për studentë të çrregullt është 400 euro.

Rang-lista preliminare me rezultate nga suksesi i arsimit të mesëm do të publikohet më 3 shtator, rang-lista përfundimtare më 7 shtator, ndërsa regjistrimi i kandidatëve do të jetë më 10 dhe 11 shtator.



Të ndryshme
Më shumë
Mançevski: Operatorët do të dënohen, ilegalisht ndërprenë kanalet televizive21 June 2020
Blero krahason vetën me Adele: Edhe asaj mund t’i dridhet zëri 5 August 2021
Pas plot 12 vitesh, Fatmir Dehari i BDI-së sot e la Komunën e Kërçovës10 November 2025