Nga Vendi
31 August 2020
Vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Monstra”

Me prezantimin e dëshmitarëve nga prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdoj procesi gjyqësor për rastin “Monstra”.

Në seancën e fundit dëshmi ka dhënë shefi i sektorit për ekspertizë në vendin e ngjarjes pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dëshmia e tij ka zgjatur shkurtër dhe kishte lidhje me dëshmitarin lidhur me gjetjen e automobilit “Opel Omega” për të cilin në aktakuzë thuhet se është shfrytëzuar nga ana e të pandehurve të cilët e kanë kryer vrasjen e më 12 prill në Liqenin e Smillkovës.

Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarin Borçe Stefanovski në prill të vitit 2012 akuzohen Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq (në arrati) dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheqin gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa akuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Tre grupe studentësh janë kërcënuar se donin të më takonin mua 5 November 2026
Zaev: Pas Ohrit, vendi ynë po ndërton politika të pjekura13 August 2021
I transformuar tërësisht, Edi Furra humb 40 kilogramë23 August 2021