ShowBiz
2 September 2020
Xhesika Kadiu tregon arsyen e ndarjes nga Robert Berisha

Kohë me parë modelja e njohur Xhesika Kadiu ka pranuar publikisht përmes disa postimeve në “Instagram” se ka qenë në një lidhje dashurie me Robert Berishën.

Të shumë ishin ndjekësit që e kritikuan, duke e akuzuar se ajo ishte shkaku i ndarjes nga Nora, por modelja i ka hedhur poshtë këto pretendime. Në postimet e publikuara dikur në “Instagram”, theksoi se lidhja e dashurisë me Robertin filloi pas ndarjes nga Nora Istrefi.

Kohët e fundit ata janë fotografuar sërish bashku në një pikë karburanti, por nuk dihej nëse ata ishin rilidhur sërish apo kishin ngelur miq të mirë.

Në një mini-intervistë që ka zhvilluar së fundmi në “Instagram”, një ndjekës e ka pyetur nëse është beqare dhe ajo i përgjigjet po.

“Po dhe nuk kam kohë dhe energji të merrem me dikë. Një lidhje me dikë kërkon shumë punë nga dy personat që të shkojnë mirë. Jam mësuar të plotësoj nevojat e mia së pari, para se të plotësoj nevojat e dikujt tjetër”, është shprehur Xhesika, duke nënkuptuar se kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes nga Roberti.



Të ndryshme
Më shumë
Greqia i tregon “dhëmbët” Shqipërisë, fregata greke zbarkon në Himarë në ujërat e Jonit28 August 2020
Nesër konstituohet Kuvendi, nën protokolle të posaçme kundër Covid-19 3 August 2020
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni13 September 2021