Nga Bota
2 September 2020
Ulen shifrat e të infektuarve me covid në Europë

Me fundin e sezonit veror, duket se ritmet e përhapjes së COVID-19 në vendet e Bashkimit Europian janë stabilizuar sërish. Spanja dhe Franca shfaqën shifra tepër të ulta infektimesh ditore krahasuar me javët e fundit kur në ditë të caktuara u shënuan mbi 8 mijë infektime në ditë.

Në 24 orët e fundit në Francë u shënuan rreth 3 mijë raste të reja, ndërsa në Spanjë afro 2500. Sfida e re e autoriteteve të vendeve europiane është mbajtja nën kontroll e përhapjes së pandemisë me rikthimin e nxënësve dhe studentëve nëpër shkolla, që nisi nga kjo javë në Gjermani e Francë.

Në raportin më të fundit, OBSH vlerëson se Europia e ka kapacitetin të menaxhojë pandeminë edhe pa një vaksinë, duke vendosur masa bllokuese lokale, pa qenë nevoja e bllokimeve në shkallë kombëtare.

1.4 milionë fëmijë u rikthen në shkolla në Wuhan të Kinës, vatra e pandemisë globale, ku shkollat ishin të mbyllura që prej Janarit. Në këtë vend nuk ka pasur raste të reja infektimesh brenda vendit, përveçse rastet e izoluara të ardhura nga jashtë.

Në të gjithë globin numërohen mbi 25.5 milionë të prekur, mes të cilëve mbi 850 mijë kanë humbur jetën.

 



Të ndryshme
Më shumë
Një banor në Gostivar akuzohet për shpërndarje të sëmundjes ngjitëse27 October 2021
Aferdita Demaku si 20 vjeqare pozon me gjinse të shkurtra 2 July 2021
MPB: Letërnjoftimet, do të vlejnë edhe pas 12 shkurtit 202416 January 2024