Nga Bota
2 September 2020
“Qëlloni pa paralajmërim këdo që shkel kufirin”, masat anti-Covid në Korenë e Veriut

Koreja e Veriut ka dhënë urdhër të prerë për ushtarët dhe policinë, të qëllojnë menjëherë këdo që futet 800 metra brenda territorit të shtetit komunist në kufirin me Kinën. Ky urdhër është dhënë si një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Policia në qytetin Hoeryong ka thënë se ata do të qëllonin këdo që futet në këtë distancë, pavarësisht arsyes, raporton RFA. Ky vendim është duke u zbatuar përgjatë gjithë kufirit me Kinën, i cili është më shumë se 1400 kilometra i gjatë.

Ushtarëve dhe policisë u janë dërguar armë dhe municione në kufi për zbatimin e kësaj politike të pamëshirshme, ndërsa askush nuk do të mbajë përgjegjësi në rast të viktimave brenda një distance të tillë.

Forcat speciale koreanoveriore janë dërguar në kufi me arsyetimin për të dhënë ndihmesën e tyre, por në fakt RFA shkruan se në fakt kjo është një lëvizje për të vëzhguar rojet, pasi ekziston frika e korruptimit të tyre, të cilët mund të paguhen për kontrabandën e mallrave.



Të ndryshme
Më shumë
Deputeti i ASH-së Sulejmani jep dorëheqje nga pozita deputetit dhe funksionet partiake në ASH 18 May 2025
Reagon Kompania përgjegjëse për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë: Demantojmë informacionet që kanë për qëllim denigrimin e kompanisë sonë 9 September 2021
‘’Boll se të nxora nga shtëpia’’, Argjira zbulon mbështetjen e vjehrrës në zënkat me Gracianon17 September 2021