Sport
2 September 2020
Kosova kryen tamponët në Shqipëri përpara sfidës me Moldavinë

Testimet për Covid-19 u kryen edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, e cila u ndal në Kukës gjatë udhëtimit për në Itali, atje ku do të zhvillojë ndeshjen me Moldavinë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Fatmirësisht asnjë prej pjesëtarëve të ekipit nuk është bartës u shpreh presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi. Ai tregoi gjendjen e grupit dhe shanset që përfaqësuesja dardane ka për të avancuar në këtë turne.

Kosova ndodhet në grupin e tretë, të Ligës C. Krahas Moldavisë, kundërshtarë të tjerë të përfaqësueses fqinje janë edhe Greqia e Sllovenia.



Të ndryshme
Më shumë
Ministria e Brendshme: Mosha e mitur nuk ju përjashton nga përgjegjësia penale, do jepni llogari për dhunën19 October 2026
Beniada e Big Brother: Për 100.000 euro vrapoj nudo nëpër Tiranë26 October 2021
Specialja zbardh rrugën e Apelit, 30 ditë për hapin e parë19 September 2026