Nga Vendi
3 September 2020
Hoti: S’ka marrëveshje në Bruksel pa njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë nuk varet vetëm nga njëra palë.

Avdullah Hoti ka thënë se njohja reciproke Kosovë-Serbi është zgjidhja e vetme në marrëveshjen finale.

“Nuk do të ketë diskutime për ndërrim kufijsh. Jemi të gatshëm për marrëveshje, por e vetmja zgjidhje është njohja me garanci ndërkombëtare”, u shpreh Hoti, i cili në Uashington kryeson delegacionin shtetëror kosovar në bisedimet me palën serbe.

Ai ndërkaq ka hedhur poshtë mundësinë e mos pajtimeve brenda delegacionit të Kosovës lidhur me formatin e bisedimeve dhe temat që do të diskutohen, teksa ka shtuar se bisedimet në Uashington, sipas Hotit, nuk dihet se sa do të zgjasin, pasi kjo nuk varet prej tyre.

Ai ka folur edhe për takimin e 7 shtatorit në Bruksel, si pjesë e vazhdimit të procesit të dialogut, e për të cilin tha se do të jetë i bazuar në zotimet e marra nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Marcon në samitin e Parisit për njohje reciproke.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në Bruksel, pa qenë njohja reciproke pikë e parë e rendit”, u shpreh kryeministri kosovar Avdulla Hoti.



Të ndryshme
Më shumë
Liderët shqiptarë në rajon përkujtojnë Dr. Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta21 January 2026
“Ama sot ti nuk je…”, a e ka me Borën apo Beatrixin Donaldi?18 March 2022
Kolegët e spiunuan te menaxheri, infermierja hiqet nga puna17 August 2021