Nga Vendi
3 September 2020
Shahpaska për mungesën e kuadrit në Çerdhe: Komunat të sigurojnë kuadër

Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale iu ka rekomanduar me kohë Komunave që të sigurojnë kuadër për Çerdhet, që puna në to të zhvillohet pa pengesa. Kështu deklaroi sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, e pyetur nga Alsat për mungesën e kuadrit në numrin më të madh të çerdheve.

“Në pajtim me analizat dhe obligimet Qeveria iu rekomandon Komunave që të sigurojnë kuadër që mungon, për zhvillimin e punës pa pengesa. Ne si Qeveri do ta analizojmë punën dhe sërish do të gjejmë zgjidhje, për ne me rëndësi është shëndeti i fëmijëve”, tha Shahpaska.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim që më 9 shtator të fillojnë me punë Çerdhet. Prioritet do të kenë fëmijët që kanë dy prindërit në punë dhe punën e tyre nuk mund ta kryejnë nga shtëpia. Gjithashtu me prioritet do të jenë dhe fëmijët për të cilët kujdeset vetëm njëri prind.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 11:00 është 11 për qind15 July 2020
OBRM-PDUKM: Filipçe dhe Hasani të parashtrojnë dorëheqje në Kuvend13 September 2021
18-vjeçarja e vrarë në Ferizaj është mbesa e këngëtares së njohur kosovare24 August 2021