Nga Rajoni
4 September 2020
Kosova dhe Serbia nënshkruajnë sot dokument në Shtëpinë e Bardhë, merr pjesë edhe presidenti Trump  

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump takohet të premten me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh.

Njoftimi i së enjtes në mbrëmje i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcakton se çfarë do të nënshkruhet dhe nëse bëhet fjalë për një marrëveshje dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë ajo.

 

Gjatë javës ishte folur për mundësinë e takimit të Presidentit Trump me Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës, por nuk kishte pasur një konfirmim deri mbrëmjen e së enjtes.

Pas ditës së parë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë takimit, ishin paraqitur projekt-propozime që përfshinin njohjen e ndërsjellë dhe se ai e kishte refuzuar një gjë të tillë, ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti nuk u përgjigj nëse një gjë e tillë ishte propozuar por tha se “marrëveshje të dëmshme për Kosovën, të papranueshme për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardh dhe nuk do të vijë nga Shtëpia e Bardhë”.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, mohoi të jetë shtruar në tryezën e bisedimeve çështja e njohjes së ndërsjellë, pasi një gjë të tillë e tha fillimisht për mediat, Ministri serb i Financave, Sinisa Mali. /VoA/



Të ndryshme
Më shumë
Procesi zgjedhor në Vrapçisht po zhvillohet normalisht11 January 2026
FSK drejt Gazës, pritet miratimi final për dislokimin në mision paqeruajtës29 March 2026
Loredana habit me deklaratën pas ndarjes nga Mozziku17 August 2021