Nga Vendi
4 September 2020
Për fëmijët në çerdhet e Maqedonisë nuk do të kërkohet që të mbajnë maska

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dje kërkoi që të gjithë komunat në Maqedoni të përgatisin çerdhet për mësim i cili do të fillojë nga 9 shtatori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prezenca e fëmijëve në çerdhe do të jetë e përgjysmuar kurse ata që do të marrin pjesë në mësim do të kenë protokolle të posaçme për tu ndjekur, siç janë distanca dhe higjiena personale e çdonjërit.

 

Përndryshe, Ministresha për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpanska kërkoi nga prindërit që mos t’i çojnë fëmijët në çerdhe, nëse nuk ndjehen mirë apo kanë temperaturë.

Qeveria e Maqedonisë edhe një herë do ta fus në qarkullim rregulloren që njëri nga prindërit të rrijë në shtëpi dhe të mungojë nga puna, nëse kanë të paktën një fëmijë nën 10 vjet. 



Të ndryshme
Më shumë
Juliana Nura bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë binjakët: Dy mrekullitë e mia 1 October 2026
“Jo në emrin tim!”, sot në Shkup mbahet marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së27 September 2026
Bisedime të reja për armëpushim, Izraeli dhe Libani drejt takimit në Uashington20 April 2026