Nga Rajoni
8 September 2020
Mbjellin një fushë me kanabis sativa, arrestohen dy persona në Dresnik të Klinës

Në fshatin Dresnik të Klinës, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët i kishin takuar në afërsi të një fushe të mbjellur me bimë të dyshuar narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aty ishin të mbjellura 41 bimë të madhësisë së ndryshme.

 

Gjatë arrestimit të të dyshuarëve kanë pësuar lëndime trupore një i dyshuar dhe dy zyrtarë policor.

“Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar 1.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe dy telefona mobil. Gjatë arrestimit, lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar dhe dy zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, bimët janë shkartuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/  



Të ndryshme
Më shumë
Dardan Krivaqa paska pasur këtë familjar në polici, ajo ia paska mbyll të gjitha rastet! 7 September 2021
Kejvina shfaqet e zjarrtë nga pushimet29 July 2021
Filipçe: Kufijtë mbeten të hapur 4 July 2020