Nga Vendi
10 September 2020
LSDM: OBRM-PDUKM shtrenjtoi rrymën elektrike për 100 për qind

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM shtrenjtoi rrymën elektrike për 100 për qind”.

Ata thonë se pas shtrenjtimit të energjisë elektrike është financuar OBRM-PDUKM.

“Ish-drejtori i ELEM në dëshmi gjyqësore publikisht tha se si si ka dërguar porosi te ish-sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Kiril Bozhinovski”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM janë zbuluar dhe për këtë shkak qytetarët i dënojnë në zgjedhje dhe nuk bashkëngjiten në protestat e Mickoskit.

“OBRM-PDUKM nuk din asgjë tjetër përveç mbrojtjes së krimit dhe të shpërndaj lajme të rreme”, thonë nga LSDM.



Të ndryshme
Më shumë
Semi dhe Graniti flirtojnë në prani të Fifit25 October 2021
U mbajt ``Dëgjesa e parë prindërore për autizmin`` në RMV 6 September 2020
Elita me veshjen më të bukur të nusërisë15 June 2021