Nga Vendi
11 September 2020
RIHAPËM DYERT PËR TË VEGJËLIT TANË!

Çerdhja private “REA”-Tetovë nga 9 shtatori rihapi dyert e saj pas një periudhe të gjatë pandemike për të gjithë fëmijët nga 9 muaj deri në moshën 6 vjeçare. Kjo kohë e vështirë që fatkeqësisht është bërë pjesë e pandashme e tërë njerëzimit, padyshim mbetet simbol i sfidës dhe përpjekjes së vazhdueshme për të mos humbur esencën e normalitetit në jetën tonë, sado të jashtëzakonshme të jenë kushtet për zhvillimin e përditshmërisë. Ndër më të viktimizuarit nga e gjithë kjo situatë ngelen fatkeqësisht fëmijët, nevojat e të cilëve sa vinë e bëhen më voluminoze, duke na lënë neve si prindër detyrën për t’i plotësuar ato. Kuptohet se fëmijët në këtë moshë të rritjes janë më delikatë, duke patur parasysh kërkesat, mendimet, lëvizjet dhe natyrisht nevojën për të kaluar kohë me moshatarët e tyre dhe për të ndarë botën e brendshme që i karakterizon me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, institucionet parashkollore, ashtu si çerdhja jonë REA janë gjithmonë në shërbimin tuaj, për t’iu ofruar një ambient sa më të ngrohtë dhe edukativ fëmijëve, duke mos anashkaluar edhe elementet argëtuese dhe rekreative, të cilat I bëjnë ata kaq të pandashëm me këto formate të shkollimit. Sa i përket kujdesit ndaj fëmijëve, i cili duhet të mos mungojë në asnjë lloj mënyre, pa ngurrim mund të themi se në institucionin që drejtojmë ne ka qenë çdoherë maksimal, si përpara pandemisë ashtu edhe tani. Të gjitha masat e nevojshme dhe udhëzimet e duhura për funksionim elit janë ndërmarrë dhe me seriozitetin më të madh po zbatohen nga I gjithë stafi. Prandaj ne jemi këtu, që me dashurinë dhe përkushtimin më të madh, fëmijëve tuaj t’iu dhurojmë atë pjesë të fëmijërisë, që është esenciale për formimin e tyre si shtyllë e familjes dhe shoqërisë në përgjithësi!



Të ndryshme
Më shumë
Studimi në SHBA: Pothuajse të gjitha faqet kryesore të krishtera në Facebook menaxhohen nga Kosova dhe Maqedonia30 September 2021
Teuta Arifi: “Këtë të diel qytetarët e Tetovës do të vendosin për të ardhmen e komunës sonë”27 October 2021
ARTISTËT E KOMBIT NË MBËSHTETJE TË KRYEMINISTRIT TË PARË SHQIPTAR NË R.M.V10 July 2020