Nga Vendi
14 September 2020
Mbetët në fuqi testi PCR për hyrje në vend, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë ende nuk kanë vendim

Edhe pse u paralajmërua se këtë javë do të vendoset për hapjen e kufijve pakushte ndërmjet vendeve të rajonit, e sidomos ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ende nuk ka ndonjë vendim. Nga ministria e Shëndetësisë thonë se po presin anëtarët e vendeve tjera të rajonit në grupin e punës për të marrë vendim të përbashkët për kufijtë.

“Janë të njohur anëtarët e grupit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në ndërkohë priten anëtarët e tjerë të rajonit. Ky grup pune do të sigurojë shkëmbim të vazhdueshëm të informacioneve për gjendjen epidemiologjike të vendeve në rajon. Qëllimi është që të kemi një pasqyrë më të mirë të epidemisë në secilin prej vendeve dhe bazuar në atë për të marrë vendime të përbashkëta në lidhje me regjimin e kalimit të kufirit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe nga ministria e Shëndetësisë së Kosovës thonë të njëjtën gjë.
“Këtyre ditëve ne jemi në kontakt edhe me vendet e rajonit po marrim statistika edhe nga vendet perëndimore, fatkeqësisht ka rritje të numrit të infeksionit. Ne jemi në vlerësim të masave, do të bëjmë edhe vlerësimin e masave të lëvizjes së qytetarëve qoftë nga vendet perëndimore qoftë të rajonit për ta ruajtur stabilitetin dhe për ta pasur situatën nën kontroll”, deklaroi Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë së Kosovës.

Ndërkohë që sot në vendin tonë janë regjistruar më shumë raste të pacientëve të shëruar nga Covid 19 se sa të infektuar. Nga gjithsej 464 teste të kryera 37 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15.827, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin fqinjë Kosovë është 14. 692 raste me koronavirus, kurse në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 55 persona të infektuar me korona virus.



Të ndryshme
Më shumë
Aleanca për Shqiptarët thirrje për protestë masive në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së 6 December 2025
Rriten shpenzimet për një familje 4-anëtarëshe në Maqedoni10 August 2021
Grubi tregon detaje për intervistimin e Ahmetit nga prokuroria speciale 2 September 2020