Nga Vendi
19 September 2020
GRUBI: Modernizimi i spitalit obstetrik-ginekologjik në Çair, fillim i fuqishëm i Qeverisë

Përfundimi i projektit për gazifikimin e Spitalit Obstetrik Gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair është një start fantastik i Qeverisë së re. Kështu u shpreh në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi gjatë përurimit dhe lëshimit në funksion të këtij projekti të realizuar.

“Jam i lumtur që jam sot këtu pasi që ky përurim sot është një start fantastik i Qeverisë së re, po japim kontribut për një jetë më cilësore atje ku në fakt nis jeta, kështu që urime për të gjithë ju për projektin e realizuar dhe në veçanti në lagjen time Çair, përgëzojë Komunën e Çairit, falënderoj kontributin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe gjithë atyre që kontribuuan për këtë”, deklaroi Grubi.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Mickoski dhe opozita kërkuan shtyrjen e regjistrimit18 October 2020
Mustafi operohet, nuk luan deri në tetor29 July 2020
Bebe Rexha provokuese me foto nga prapa gjatë mbrëmjes romantike me të dashurin16 June 2021