Nga Vendi
20 September 2020
Maqedoni: Gjashtë viktima dhe 140 raste të reja me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë sot raportoi për 6 pacientë të vdekur dhe 140 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1397 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-47, Kumanovë-18, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-4, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-2, Radovish-4, Krushevë-1, Koçani-5, Probistip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Delçevë-2, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.

Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë gjashtë persona të diagnostikuar me Covid-19. Viktimat janë mes moshës 84 dhe 55 vjeçe, nga Shkupi, Tetova dhe Struga. Të gjithë viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 689.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 16,557 persona.

Prej tyre, 13,792 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,076.



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: 87 për qind e të vdekurve gjatë pesë javëve të fundit s’kanë qenë të vaksinuar10 September 2021
Hungarezi ndalohet në pikën kufitare Tabanoc, iu gjet drogë në automjet21 May 2025
Shteti norvegjez ia merr katër fëmijët kosovarit: Nuk e dimë se ku ndodhen19 October 2021