Nga Vendi
22 September 2020
VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Filipçes: Nuk ka plan as strategji për pandeminë

Sistemi shëndetësor në Maqedoni është në kolaps prej para se të fillojë vala e dytë e pandemisë me koronavirusin. Ky është rezultat i paaftësisë dhe papërgjegjësisë së Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes. Maqedonia duke e përfshirë edhe 24 orëshin e fundit arriti në 700 persona të vdekur nga koronavirusi dhe 16.780 të infektuar. Këto shifra janë katastrofale dhe janë më të larta në rajon dhe Evropë nëse merret parasysh numri i banorëve”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE vlerësojnë se këto të dhëna janë shkatërruese për shtetin, andaj kërkojnë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko filipçe.

“Filipçe ka parashikuar tetë herë më pak të infektuar dhe të vdekur nga korona kriza në valën e parë. Ajo që Filipçe mund ta bëjë të paktën është të japë dorëheqje, si homologu i tij çek”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.



Të ndryshme
Më shumë
Rama në Formunin Ekonomik Rajonal: E di se për çfarë mendohet Kosova, jam absulutisht kundër29 July 2021
Deputeti i ASH-së Sulejmani jep dorëheqje nga pozita deputetit dhe funksionet partiake në ASH 18 May 2025
Arsyeja qesharake pse femrat shkojnë bashkë në WC31 August 2021