Nga Vendi
25 September 2020
Prishtinë, arrestohet kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka treguar se është arrestuar kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati. Arrestimi ndodhi gjatë bastisjes së sotme që po bënë EULEXI tek zyrat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj thotë të jetë kontaktuar nga Gucati e që i ka treguar se është arrestuar.

“Zoti Gucati më thirri më tha hajde se më kanë arrestuar e po më dërgojnë për në Hagë, por ende nuk u kry procedurat për arrestimit kështu janë duke më pritur edhe mua se edhe unë duhet të jem aty. Unë jam në Deçan, e tash jam nis me ardhë në Prishtinë e të shkojmë çka po ndodh”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Këtë e ka konfirmuar tani, avokati i veteranëve Tomë Gashi, ndërsa thotë se Hysni Gucati, do të transferohet në Hagë.



Të ndryshme
Më shumë
Inteligjenca Artificiale parashikon nëse do të bjerë shi brenda dy orëve 4 October 2021
William dhe Kate festojnë 14 vjet martesë me një udhëtim romantik në Skoci30 April 2025
Viti i ri shkollor, protesta e UNSHM-së shtyhet për më 31 gusht24 August 2020