Nga Vendi
5 October 2020
Miratohet rebalanci i buxhetit të Maqedonisë, deficiti do të jetë 8.4 përqind

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme e ka pranuar propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2020 i cili do të dërgohet për shqyrtim në Kuvend.

Siç kanë bërë të ditur nga Qeveria, projeksionet tregojnë se deficiti në Buxhet do të jete 8.4 për qind, për shkak së rritjes së anës shpenzuese, në të cilën pjesa më e madhe janë masat e ndërmarra për zbutjen e pasojave nga pandemia me COVID-19.

 

Pjesa e të hyrave në buxhet mbetet e pa ndryshuar, ndërsa deficiti pritet të mbulohet me huazim në tregun vendor.

Me rebalancin nuk janë parashikuar asnjë implikim në lidhje me pagesat sociale dhe pensionet dhe ato do të paguhen me kohë.

Theksohet se me shkurtimin shtesë në shpenzimet jo produktive dhe rialokimin e mjeteve në buxhet do të vazhdoj plotësimi i detyrimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Kush është kardiologu që rrëzoi Vuçiqin pas 14 vitesh në pushtet26 October 2026
Shiu përmbyt tribunat dhe zonën e mediave në 'Camp Nou'10 September 2026
“Mos u frikëso”, Erdogan shkëmben batuta me Komisioneren e BE-së teksa drejton trenin e shpejt turk11 October 2026