Nga Vendi
13 November 2020
“Monstra”, prokuroria kërkon paraburgim për Agim Ismailoviq dhe Fejzi Azirin

Prokuroria kërkon paraburgim për të akuzuarit në rastin “Monstra”, Agim Ismailoviq dhe Fejzi Aziri. Prokurorja Fatime Fetai ka nënvizuar se ka dyshime serioze se personat në fjalë mund të arratisen duke pas parasysh se gjykimi për “Monstrën” është kah fundi. Për Ismailoviqin ka pasur dyshime se mund të arratiset në Kosovë, derisa Fejzi Aziri edhe pse aktualisht është duke vuajtur dënim me burg, gjendet në repartin gjysmë të hapur dhe për këtë ekziston dyshimi se mund të arratiset. Prokurorja Fetai ka sqaruar se kërkon masa të këtillë, për shkak të dënimet të lartë, burg të përjetshëm.

Fejzi Aziri ka shtetësi edhe të Kosovës dhe është shumë e lehtë që të arratiset atje. Për Haki Azirin propozimi është që çdo ditë të paraqitet në gjykatë.



Të ndryshme
Më shumë
Në Maqedoni ka 10 785 raste aktive me covid 8 October 2021
Mexhiti për zgjedhjet në Bërvenicë: Në demokracitë multietnike nuk guxon të ekzistojë ndarje në "ne" dhe "ata" 2 November 2026
Pesë të dyshuarve për rastin “Reçaku II” u caktohet një muaj paraburgim15 June 2026