Nga Vendi
13 November 2020
MPB: Sanksionohen 168 vozitës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 168 gjoba, mes të cilave pa patentë shoferi 20, për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara 16 gjoba dhe 62 masa për parkim të parregullt.

Përveç kësaj, Ministria për Punë të Brendshme ka kryer kontroll ndaj autobusëve dhe furgonëve që kryejnë transportin e udhëtarëve. Në qendrat për kontroll teknik janë dërguar 58 autobusë, prej të cilëve 6 ishin teknikisht të parregullta.
Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, njoftojnë nga MPB-ja, nga ku apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në Komunikacion.



Të ndryshme
Më shumë
I keqësohet gjendja 11-vjeçares në Zvicër, gjen shërimin në Kosovë21 June 2021
?Qeveria e Kosovës ndanë 95,2 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike 7 August 2020
Një 52-vjeçare nga Tetova u infektua me koronavirus tri herë22 September 2021