Nga Vendi
8 December 2020
Ali Ahmeti: Akuzat e Ramës ndaj Bashës të pavërteta, ai nuk ka qenë prokurori i UMNIK-ut

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ka dalë kundër akuzave që ka bërë Edi Rama ndaj kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’, Ahmeti është shprehur se Basha nuk ka qenë prokuror i UNMIK.

Unë e kam thënë dhe e them që akuzat e Ramës ndaj Bashës janë të pavërteta. Mesa di unë Lulzim Basha ka qenë përkthyes dhe ka punuar me strukturat e UNMIK. Unë nuk e di që Lulzim Basha të ketë punuar si hetues apo prokuror i Hagës.

Unë kam shumë miq që edhe sot e kësaj dite punojnë për OKB, për Amerikanët për BE-në dhe nuk mund të mendoj, besoj se këta miq të mi të bëjnë dosje për mua. Prandaj unë them që akuzat ndaj Bashës janë të pavërteta’, u shpreh Ali Ahmeti gjatë intervistës së dhënë për ‘Çim Peka LIVE’. /syri.net



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Filipçes në Kuvend, Talat Xhaferi kthen kërkesën14 September 2021
Kurti: Me arsim dhe aftësim profesional ulet varfëria dhe zbutet pabarazia29 June 2021
Këta janë pesë shqiptarët fitues në zgjedhjet e SHBA-ve 8 August 2020