Nga Rajoni
8 December 2020
Shqipëri, 14 të vdekur dhe 753 raste të reja me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 753 persona.

Rastet e reja janë 431 në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.

Për fat të keq, 14 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11364
Fier 1620
Durrës 1374
Korçë 1119
Vlorë 1053
Shkodër 899
Elbasan 835
Lezhë 775
Berat 742
Gjirokastër 489
Kukës 438
Dibër 265



Të ndryshme
Më shumë
Arta Bajrami nuk njihet nga e kaluara 3 August 2021
Ahmeti – Lajçak: Ballkani meriton paqe dhe integrim 2 July 2021
Maqedoni, 113 shkolla kërkojnë të mbahet mësimi me prani fizike14 September 2020