Nga Rajoni
10 December 2020
Drejtësi për Klodianin: Sërish protestë para Ministrisë së Brendshme

Ka nisur përpara Ministrisë së Brendshme protesta e radhës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Dhjetëra të rinj janë mbledhur sërish, ashtu si një ditë më parë, për të kërkuar drejtësi për të riun e vrarë dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Protesta është organizuar nga shoqëria civile dhe thirrja për pjesëmarrje në të është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Ndryshe nga dje, godina e ministrisë është rrethuar nga dhjetëra efektivë policie. Në protestat e djeshme u shënuan dhe disa incidente, ku pjesëmarrësit u përleshën me policinë përpara ministrisë e Kryeministrisë dhe për këtë arsye disa efektivë mbetën të lënduar. Gjithashtu u shkatërruan dhe dekorimet për festat e fund-vitit në disa zona të kryeqytetit.

Protesta të ngjashme janë mbajtur mbrëmë dhe sot dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë që policia ka nisur procedim ndaj organizatorëve të tyre.

Klodian Rasha, 25-vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte, sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit, është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes./tch



Të ndryshme
Më shumë
‘Kafshë! Shko vizitohu, këtu nuk është shtëpi për të çmendur’/ E ofendojnë keq Fifin25 October 2021
Nuk e lejon Kurani/ Talebanët ndalojnë vaksinimin kundër Covid 1 September 2021
Makina, objekti më i rëndësishëm për amerikanët gjatë pandemisë 2 September 2020