Nga Rajoni
11 December 2020
Vrasja e të riut në Tiranë, arrest me burg për policin

Polici Nevaldo Hajdari i cili tre ditë më parë, në Tiranë, vrau Klodian Rashën, ka shprehur pendesë për veprën e tij dhe ka kërkuar nga Gjykata që ajo vetë të vendosë se çfarë vendimi do të marrë. Duke mbajtur kokën ulur, efektivi i policisë Hajdari, ka thënë “Kam vrarë një njeri. Nuk kam të drejtë për të kërkuar mbrojte”. Ai madje ka thënë se dëshironte tu kërkonte falje publike edhe familjarëve të viktimës Klodian Rasha. Në seancën e sotme gjyqësore, gjykata e Tiranës ka vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë që efektivit të policisë Nevaldo Hajdarit ti caktohet arrestim me burg.

“Dhe ndërkohë dëshironte që familjarët e viktimës të ishin prezent me qëllim që tu kërkonte një ndjesë publike edhe gjatë seancës gjyqësore. Gjykata në përfundim të gjykimit, arriti në përfundim e plotë se masa e sigurimit personal, ndaj personit nën hetim do të jetë masa e kërkuar nga prokuroria e rrethit gjyqësor në Tiranë, ajo e arrestit me burg, parashikuar nga nenin 230 i kodit të procedurës penale”.

Kjo akuzë rrezikon dënimin deri në 7 vjet burg për autorin Hajdari. Megjithatë ende nuk ka asnjë ekspertizë të armëve që mund të përcaktojë dhe akuzën e qartë të efektivit. Viktima ka vetëm një plumb. Tre ditë më parë në orë policore në mesnatë polici i Shqiponjave, Nevaldo Hajdari qëlloi për vdekje dy herë të riun Klodian Rasha. Pas kësaj ngjarje një valë protestash kanë shpërthyer në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë. Gjatë protestave ka pasur edhe përplasje të tjera të policisë me protestuesit. Dje në Bulqizë dhe Korçë janë vendosur nën hetim 16 persona. Ndërsa në Lezhë janë proceduar penalisht 15 persona për organizim të paligjshëm, protesta dhe dëmtim prone, si dhe bllokim trafiku. Kjo ngjarje ka sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, të cilën e ka pranuar edhe nga kryeministri Edi Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Edi Rama sot në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti – agjenda e plotë e takimeve27 September 2021
Rama ndoqi Kuvendin e Berishës? Fotoja që qarkullon në rrjetet sociale11 December 2021
Shkrimtari serb: Serbët jetojnë më mirë në Kosovë sesa në Serbi15 June 2021