Nga Vendi
14 February 2021
Shilegov: Janë pastruar të gjitha rrugët e Shkupit

Kreu i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se të gjitha rrugët dhe bulevardet në Shkup janë pastruar pas reshjeve të borës, transmeton Alsat.

“Të gjitha rrugët dhe bulevardet e qytetit janë të pastra dhe kalueshmëria e tyre sigurohet gjatë gjithë ditës dhe natës nga shërbimet e qytetit. Më shumë se 1,000 ton kripë industriale u hodhën për të pastruar borën me 18 kamionë, në tre pika në qytet. Për momentin, po pastrohen zonat e këmbësorëve dhe trotuaret”, ka shkruar Shilegov.



Të ndryshme
Më shumë
“Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut alarmon BE-në dhe shqiptarët – si duhet vepruar? 5 July 2025
Nuk ia dha rrogën, punëtori ia bën “llom” veturën luksoze shefit 8 July 2021
Afganët të frikësuar ikin nga vendi, talebanët argëtohen në lodrat për fëmijë17 August 2021