Nga Vendi
18 February 2021
Osmani sot në Serbi për takime me Vuçiqin, Daçiqin dhe Brnabiqin

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Serbisë.

Gjatë vizitës, përveç takimit me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviç, Osmani do të pritet nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe do të realizojë takim me Kryetarin e Kuvendit Popullor, Ivica Daçiç dhe Kryeministren, Ana Brnabiç.

Në takime do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për intensifikimin dhe thellimin e tyre me forma dhe përmbajtje të reja me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, në të cilën Republika e Serbisë është partneri ynë i rëndësishëm.

Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit do të shkëmbejnë mendime mbi situatën aktuale në rajonin tonë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe perspektivat e vendeve në lidhje me procesin e integrimit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë .



Të ndryshme
Më shumë
Melinda provokon: Shiko, por mos prek10 August 2021
Sela nga Nerova: Fëmijët meritojnë shkollë me dinjitet – çështja do të ngritet në Kuvend dhe para faktorit ndërkombëtar20 May 2025
Big Brother VIP: Burri i reagon Palomës pasi ajo tregoi problemet e tij me alkoolin duke pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj saj16 October 2021