ShowBiz
15 May 2020
Dafina Zeqiri mban koncert virtual për fansat e saj

Koha e pandemisë coronavirus i ka kufizuar artistët tanë që të mbajnë koncerte në vende të ndryshme.

Kjo ka bërë që shumica prej tyre të mbajnë koncerte virtuale, të transmetuara drejtpërdrejt në ekranet televizive.

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është një nga yjet që ka vendosur t’i argëtojë fansat e saj përmes një performance në rrjetet sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, përmes rrjetit social Instagram, ku përmes ‘Europe House Kosovo’ ajo do të shfaqet me kitaristin Arlind Haxha për nder të Ditës së Evropës.

Performanca do të transmetohet ditën e sotme (e martë) rreth orës 19:00, në rrjetin social Facebook të ‘Europe House Kosovo’.



Të ndryshme
Më shumë
Pse Irani po ndikon në rritjen e çmimit të naftës, sipas Trumpit?23 October 2026
Loredana e shfaq pas shumë kohësh në publik Blerim Destanin, aktori në top formë27 October 2026
Zv.ministrja Naumovska kërkon që viti shkollor të fillojë më 15 Shtator14 August 2020