Nga Vendi
26 February 2021
Sasho Mijallkov shpallet fajtor dhe dënohet me 12 vjet burg

Ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Target-Fortesa” që ka të bëje me përgjimin e paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dënohet me 12 vjet burg. Mijallkovit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ndërkohë ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg. Ndërsa të arratisurit Nikolla Boshkoski dhe Goran Grujevski dënohen në mungesë, i pari me 15 vjet burg dhe i dyti gjithashtu me 15 vjet burg.

 

Sasho MIjallkov dënohet me 12 vjet burg.

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg.

Goran Grujevski dënohet në mungesë me 15 vjet burg.

Nikolla Boshkoski dënohet në mungesë me 15 vjet burg.

Nadica Nikoliq dënohet me 3 vjet burg.

Marijan Shumilikovski dënohet 2 vjet me kusht, në rast se në 5 vitet e ardhshme nuk kryen vepër penale.



Të ndryshme
Më shumë
Studentët e UEJL-së shkëlqejnë në garën mbarëshqiptare të simulimit të gjykimit23 July 2026
ZAEVI ndërron mendje – nuk përjashton mundësinë e koalicionimit paszgjedhor me BDI-në! 4 July 2020
Maqedoni: Nga shtatori infermiereve dhe teknikëve do t’u paguhet arsimi i lartë24 June 2021