Nga Vendi
24 March 2021
OBRM-PDUKM: Zaevi me procesin e regjistrimit e çon Maqedoninë në zjarr epidemik

Partia maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se me mbajtjen e procesit të regjistrimit, do ta çojë vendin në zjarr epidemik.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në kushte të pandemisë, të gjitha vendet evropiane e kanë anuluar procesin e regjistrimit.

“Zaevi e çon Maqedoninë në zjarr të pakontrolluar epidemiologjik, vetëm për kapriço dhe politika të tij. Ky nuk është më operacion statistikor, por politik i Zaevit, i cili është totalisht jashtë realitetit”.

“Të rikujtojmë që 5.500 regjistrues do të duhet të hyjnë në çdo shtëpi. Një numër i madhe prej tyre mund të jenë asimptomatik dhe të infektojnë persona të sëmurë kronikë ose të moshuar dhe pasojat të jenë fatale”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mësohet paga e majme që Xherdan Shaqiri do e fitojë te Lyoni24 August 2021
Mes thashethemeve për ndarje nga Sara, Ledioni rikthehet me një mesazh që ngre dyshime27 October 2026
BE-ja nuk do të lejojë vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem30 September 2020